[Oberlist] Fwd: Back to the future with Zdenka Badovinac, Mehmet Behluli, Shyqri Nimani and Albert Heta

stefan rusu suhebator at gmail.com
Thu Apr 7 08:16:33 CEST 2011


---------- Forwarded message ----------
From: Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina <info at stacion.org>
Date: Thu, Apr 7, 2011 at 2:01 AM
Subject: Back to the future with Zdenka Badovinac, Mehmet Behluli, Shyqri
Nimani and Albert Heta
To: Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina <info at stacion.org>


Kthimi në të ardhmen
Simpozium me panelistet Zdenka Badovinac, Mehmet Behluli dhe Shyqri Nimani.
Moderator Albert Heta

7/4/2011, ora 19:00.


Simpoziumi Kthimi në të ardhmen është pjesë e projektit Kthimi në të
ardhmen, projekt i Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Prej fillimit të vitit 2009, Kthimi në të ardhmen u formësua përbrenda
programit të ekspozitave: Petrit Halilaj: Kthimi në të ardhmen (17/12/2009 -
6/2/2010), Kthimi në të Ardhmen: Agim Çavdarbasha (11/3/2010 - 2/4/2010),
Kthimi në të ardhmen: Nysret Salihamixhiqi (1/6/2010 - 22/6/2010) dhe Kthimi
në të ardhmen: Kadër Pagarusha (4/9/2010 - 2/10/2010).

The Director's Cut: Rexhep Ferri (5/4/2011 - 30/4/2011) është ekspozita e
fundit pjesë e projektit Kthimi në të ardhmen.

Një fazë tjetër e këtij projekti është simpoziumi Kthimi në të ardhmen që do
të mbahet me 7/4/2011, ora 19:00 dhe diskutimi me panelistët Zdenka
Badovinac, drejtore e Moderna Galeria / Muzeu i Artit Modern, Lublanë,
Mehmet Behluli, anëtar i këshillit drejtues të Galerisë së Arteve të
Kosovës, Prishtinë dhe Shyqri Niman, drejtor i Galerisë së Arteve të
Kosovës, Prishtinë nga themelimi në vitin 1979 deri në vitin 1989.

Simpoziumi Kthimi në të ardhmen, me prezentimet e panelistëve do të trajtojë
edhe këto çeshtje:

Zdenka Badovinac: Çka është një muze i artit bashkëkohor? Si mund ta
përkufizojmë, duke i marrë parasysh kohën, hapësirën dhe historinë? Do të
përpiqem t¹jua ilustroj përgjigjet e mia të këtyre pyetjeve duke i trajtuar,
mes tjerash, punët që i kemi bërë në Moderna galerija si dhe ndarjen e
ardhme të këtij institucioni në muzeun e artit bashkëkohor dhe në muzeun e
artit modern.

Mehmet Behluli: Perpjekja qe nji shoqni te bahet pjese e botes demokratike
dhe t¹I pervetsoj vlerat kulturore dhe artistike, shpeshe here pa ndonji
pozicion kritik,  si dhe pa i kalu ne menyre natyrore shume etapa te
zhvillimit kulturor, ka qu deri te  rezultate te  tilla  kulturore qe sot i
kemi ne Kosove.

Shyqri Nimani: Tashmë kanë kaluar 32 vjet që nga themelimi i Galerisë së
Arteve të Kosovës. Funksionimi i saj praktikisht ka filluar më 2 shkurt të
vitit 1979, me ekspozitën e parë të Koleksionit të saj artistik që ishte
trashëguar nga Bashkësia Kulturore e Kosovës, e cila ishte mbledhur nga një
komision i veçantë që kishte vepruar gjatë dy dekadave të fundit.
Në ceremoninë e hapjes, z. Pajazit Nushi, nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv
të Kosovës, pos të tjerash ai tha: "... jam i bindur se me themelimin e
këtij institucioni realizohen synimet fisnike të shumë brezave, sidomos të
atyre të arteve të bukura, të cilët me veprat e tyre kanë pikturuar Galerinë
e Arteve shumë kohë para se këtë ne e institucionalizuam"." ... artet e
bukura kanë arritur një veprimtari shpirtërore në Kosovë dhe ato e
karakterizojnë kohën tonë, evolucionin shoqëror, shpirtëror dhe moral të
njeriut tonë dhe të bëhët njëra ndër komponentët e zhvillimit integral ... "

Po qe se e shikojmë të kaluarën e këtij projekti, Kthimi në të ardhmen si
projekt në skenën ndërkombëtare kishte një Œtakim të afërt¹ me një Œobjekt¹
më të madh, panairin artistik Artissima (5/11/2010 - 7/11/2010). Seksioni
ŒBack to the Future¹ për këtë ngjarje u konceptua prej komitetit shkencor të
përbërë nga tre kuratorë të koleksioneve muzeale: Christine Macel, kuratore
e Qendrës Pompidou, Paris - Jessica Morgan, kuratore e Artit Bashkëkohor,
Tate Modern, Londër - Massimiliano Gioni, Drejtor i projekteve speciale,
Muzeu i Ri i Artit Bashkëkohor, New York dhe drejtor artistik i Fondazione
Nicola Trussardi, Milano. Ky seksion, jo vetëm që u krijua me të njëjtin
emër ŒBack to the future¹ (Kthimi në të ardhmen), por ka edhe ngjashmëri të
jashtëzakonshme në projekt, që janë më shumë se vetëm interesante për të
bashkëpunuar në të ardhmen.

Kthimi në të ardhmen nga Stacion ­ Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina
është kërkim për ta zënë kohën nëpërmjet punimeve të përzgjedhura të artit
dhe teksteve, si dhe puna në kontekstualizimin e kohës dhe gjeografisë të
ndërlidhur me punët e jashtëzakonshme që janë në fokus të këtyre ekspozitave
dhe që janë një investim në krijimin e hapësirës për reflektime të ardhshme
të besueshme mbi punët e gjeneratave të kaluara të artistëve për gjeneratat
e ardhshme të artistëve.


Kthimi në të ardhmen mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti
e Republikës së Kosovës, Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së
Prshtinës, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, Europlakat, Banka
Ekonomike, Arda Rei, Kompania e Sigurimeve Dardania, KTV, RrokumTV dhe DZG.


Stacion - Qendra per Art Bashkekohor Prishtine
Rr. Zija Prishtina p.n.
10000 Prishtine
Republika e Kosoves
+381(0)-38-222-576
info at stacion.org
www.stacion.org



*


Back to the future
Symposium with Zdenka Badovinac, Mehmet Behluli and Shyqri Nimani.
Moderator: Albert Heta

7/4/2011, 19:00hrs

The symposium Back to the future is part of Back to the Future, a project by
Stacion ­ Center for Contemporary Art Prishtina.

Since its begging in 2009, Back to the Future was shaped within the
exhibition¹s program as: Petrit Halilaj: Back to the future (17/12/2009 -
6/2/2010), Back to the future: Agim Cavdarbasha (11/3/2010 - 2/4/2010), Back
to the future: Nysret Salihamixhiqi (1/6/2010 - 22/6/2010) and Back to the
future: Kader Pagarusha (4/9/2010 - 2/10/2010).

The Director's Cut: Rexhep Ferri (5/4/2011 - 30/4/2011) is the last
exhibition part of the project Back to the future.

Back to the future, through the presentations of the panelists, Zdenka
Badovinac, Director of Moderna galerija / the Museum of Modern Art,
Ljubljana since 1993, Mehmet Behluli, member of the Executive Board of the
Kosova Art Gallery and Shyqri Nimani, the director of the Kosova Art Gallery
since its creation in 1979 until 1989, among others, will address the
following issues:

Zdenka Badovinac: What is a museum of contemporary art? How can it be
defined with regard to its time, its space, and its history? I will try to
illustrate my answers to these questions by looking at, among other things
the works we have been doing at the Moderna Galerija and this institution¹s
upcoming division into museum of contemporary art and a museum of modern
art.

Mehmet Behluli: The struggle of the society to be part of a democratic world
and to appropriate its artistic and cultural values often without having a
critical stand concerning those values, and without even flowing naturally
through many stages of a cultural growth, led to the present circumstances
culture is facing currently in Kosova.

Shyqri Nimani: There already have passed 32 years since the foundation of
the Kosovo Arts Gallery. Its functioning practically started on February 2,
1979, with the first exhibition of its artistic collection as a heritage of
the Kosovo Cultural Union, which was collected by a special committee acting
for the last two decades. At the opening ceremony, Mr. Pajazit Nushi, the
Vice-president of the Executive Council of Kosovo, beside he said: ³I am
convinced that by establishing of this institution a lot of the noble
intentions of many generations are realized, especially of those of fine
arts, who with their works have designed the Gallery of Arts long ago before
we made of it a national institution².³ŠThe Fine Arts achieved a spiritual
activity in Kosovo and they characterize our time, the social evolution, the
inside ethics of our humanity in order to be one of the components of the
integral developmentŠ²

The symposium will be moderated by Albert Heta.

Looking in the past of this project, Back to the future as a project in the
international scene also had a Œclose encounter¹ with a larger Œobject¹,
Artissima art fair (5/11/2010 - 7/11/2010). The section Back to the future
for this event was conceived by a Scientific Committee consisting of three
curators of museum collections: Christine Macel, Curator Centre Pompidou,
Paris - Jessica Morgan, Curator Contemporary Art, Tate Modern, London -
Massimiliano Gioni, Director of Special Projects, New Museum of Contemporary
Art, New York and Artistic Director Fondazione Nicola Trussardi, Milan. This
section was created not only with the same name but also incredible
similarities in the project that are more than only interesting to work with
in the future.

Back to the future by Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina is a
quest to capture time through selected art works and texts and work in
contextualizing the time and geography connected with the outstanding works
that are in the focus of these exhibitions and an investment in creating a
space for future credible reflections on works of generations of artists for
the next generation of artists.


Back to the future is supported by Ministry of Culture, Youth and Sports of
the Republic of Kosova, Directorate for Culture, Youth and Sports of the
Municipality of Prishtina, Kosova Foundation for Open Society, Europlakat,
Banka Ekonomike, Arda Rei, Dardania Insurance Company, Kosova Art Gallery,
KTV, Rrokum and DZG.


Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina
Str. Zija Prishtina n.n.
10000 Prishtine
Republika e Kosoves
+381(0)-38-222-576
info at stacion.org
www.stacion.org






*
* <http://www.knotland.net/index.php?id=13&tx_ttnews%5Btt_news%5D=483&cHash=903daf1680a47402cb27df41501fbcbe>
-------------- next part --------------
An HTML attachment was scrubbed...
URL: </pipermail/oberlist/attachments/20110407/3e1812bc/attachment.html>


More information about the Oberlist mailing list